Loading…
Vucic e Orban bisedojnë për ndërtimin e gazsjellësit turk
  • 14/04/2019 | 21:14

Vucic e Orban bisedojnë për ndërtimin e gazsjellësit turk

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka tuar sonte kryeministrin e Hungarisë Victor Orban, i cili ka udhëtuar në Suboticë për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverise, transmeton Gazeta Metro.

Mediet serbe transmetojnë kumtesën e kabinetit, sipas të cilës Vucic e ka falënderuar Orbanin për mbështetjen e Hungarisë në integrimet evropiane Serbinë.

Vucic edhe me këtë rast i ka kërkuar falje për, siç thuhet, deklaratat e papërgjegjshme, të cilat janë dëgjuar dje në tubimin e opozitës në Beograd, për humgarezët, qytetarët e Serbisë, sepse, siç ka thnënë, “ky nuk është qëndrim i shumicës serbe, por e një pjesë të njerëzve jo të përgjegjshëm dhe joseriozë, thuhet në kumtesë.

Vucic e Orban sonte kanë biseduar për investimet e mundshme të reja hungareze në Serbi, si dhe për masat për realizimin e projeketeve të përbashkëta të infrastrukturës e energjetike, sidomos për ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha turke.

Të përkujtojmë se lideri opozitar Sergej Trifunovic, duke folur në protestën në Beograd rreth braktisjes së vendit nga serbët, ka thënë ndër tjera se “populli po ikën, ndërsa Vucici sjell arabë e hungarezë…”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë