Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka folur për gjendjen lidhur me Kosovën, pas takimit online që kanë zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
“Gjendja lidhur me Kosovën është pothuajse e pashpresë, por jam krenar se si jemi mbajtur në Paris. Kisha nuk duhet të përzihet në politikë”, është shprehur Vuçiq.
Ai në një intervistë për televizionin serb “Pink”, ka deklaruar se serbët i pret një “betejë e rëndë”.
Intervista e presidentit serb vjen pas video-konferencës së organizuar nga BE-ja mes tij dhe kryeministrit Avdullah Hoti.
Të enjten e ardhshme, takimi do të vazhdojë sërish, përmes një tjetër video-konference.
Ndërkaq, kryesminitri Hoti, sot në konferencë tha se Kosova hynë në këtë dialog vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.