Loading…

Vucic e thërret në telefon Ramen dhe Zaevin, tregon se çfarë kanë biseduar

  • 04/11/2019 | 16:35

Vucic e thërret në telefon Ramen dhe Zaevin, tregon se çfarë kanë biseduar

Presidenti serb Aleksander Vucic, ka njoftuar se ka biseduar përmes telefonit me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, dhe Kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Gazeta Metro. 


Përmes rrjeteve sociale Vucic ka njoftuar se ka biseduar përmes telefonit me dy Kryeminstrat, Ramen dhe Zaev, lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, që ka të bëj me krijimin e një “Mini Shengeni” midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”, shkroi Vucic në profilin e tij në Instagram.

Vlenë të theksohet se Edi Rama ishte takuar gjatë muajit tetor në Novi Sad me Presidentin serb Alexandar Vucic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Këto takime po zhvillohen në kuadër të një marrëveshje që pritet të nënshkruajnë tre liderët për një ‘Mini Shengei’ brenda Ballkanit. Që do të shërbej për heqjen e barrierave të ndryshme për bizneset mes tre vendeve, e po ashtu për një lehtësim të procedurave për lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve./gazetametro.net

 

 

View this post on Instagram

 

“Odličan konferencijski razgovor sa @ediramaal i @zoranzaev uoči važnog samita u Ohridu 9.novembra.”

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë