Loading…

Vucic është faktor destabilizues i gjithë Ballkanit

  • 18/02/2020 | 18:10

Vucic është faktor destabilizues i gjithë Ballkanit

Zyrtari i lartë i Partisë Veprimi Demokratik (Stranka Demokratske Akcije) Semsudin Mehmedovic në Bosnje e Hercegovinë e akuzoi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, se është faktor destabilizues në Ballkan, transmeton Gazeta Metro.


“Të gjithë ujqërit politik provojnë të përfitojnë nga lëshimet dhe synimet që kanë në mendje, së pari mendoj në Serbinë dhe presidentin e saj, që është faktor destabilizimi i të gjithë Ballkanit” tha Mehmedovic për rrjetin televiziv N1.

Mehmedovic këtë qëndrim e paraqiti, siç tha, në bazë të asaj që ka ndodhur në marrëdhëniet mes Serbisë e Kosovës, Serbisë e Malit të Zi, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, si dhe Serbisë e Bosnje Hercegovinës. Ai shtoi se në oscilimet politike në Ballkan shpesh ndodhin rezonanca politike që më shumë godasin BeH, pasi është terren i përshtatshëm për testimin e projekteve të ndryshme politike që destabilizojnë gjithë rajonin.

Mehmedovic shtoi se qytetarët e BeH nuk duhet të tremben se do të nisë luftë e re në Bosnje e Hercegovinë, pasi kjo është “vetëm edhe një provë e radhës shtesë që të destabilizohet BeH”.

Ai shtoi se përfaqësuesit e Republikës Serbe në BeH tani po i bëjnë shantazh institucionet e Bosnje e Hercegovinës e tha se kjo nuk do të mund të vazhdoj kështu.

“Ose do të pajtohemi rreth rrugës euroatlantike ose do të funksionojmë ndryshe” tha ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë