Loading…

Vucic falenderon Greqinë që nuk e ka njohur Kosovën

  • 13/07/2017 | 17:17

Vucic falenderon Greqinë që nuk e ka njohur Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka falënderuar sot kryeministrin grek Aleksis Cipras për mbështetjen në rrugën evropiane të Serbisë dhe mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.


Ai tha në Selanik se nga Cipras ka dëgjuar dhe kuptuar porosinë se Greqia dhe BE presin paqe dhe stabilitet, si dhe atë se Serbia dëshiron të mbetet “shtyllë e stabilitetit”, dhe të avancojë marrëdhëniet me fqinjët dhe në kushte të tilla të realizohet rritje e mëtejme ekonomike.

“Greqia nuk ka pranuar pavarësinë e Kosovës, gjithmonë ka qenë me Serbinë kur ishte vështirë. Ne në një periudhë të mëhershme nuk kemi treguar respekt të mjaftueshëm për këtë fakt. Serbia në të ardhmen do të ndihmojë miqtë, të cilët janë në anën e saj dhe se miqtë grekë gjithmonë mund të llogaritin në mbështetjen tonë”, ka thënë Vucic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë