Aleksandar Vucic është duke fituar bindshëm, kur janë numëruar mbi 40 për qind të votave, transmeton gazetametro.net.
Mediat në Serbi raportojnë për kryesim të madh të Vucic’it, i cili deri tani ka 58.5 për qind të votave.
“Jemi më mirë se sa që e keni menduar”, ka thënë Aleksandar Vucic në partinë e tij SNS.
Ndërkaq, kundërkandidatët e tij, kanë mbëtur mjaft prapa. Me 13.4 përqind është Sasa Jankovic, pas tij vjen Luka Maksimovic me 9.5 perqind, 5.3 ka marrë Vuk Jeremic, ndërkaq me vetëm 4.4 përqind ka ngelur radikali serb, Vojislav Seselj.
‘Dua të mendoj që askujt nuk do t’i bie në mend që Serbinë t’a destabilizojë dhe të bëjë atë që nuk duhet bërë’, ka shtuar Vucic.
Numërimi po vazhdon, por me këtë trend duket se Vucic është fitues i pakontestueshëm i këtyre zgjedhjeve për president./gazetametro.net