Loading…
Vucic frikësohet se marrëveshja me Kosovën nuk do të arrihet sivjet
  • 16/02/2019 | 12:33

Vucic frikësohet se marrëveshja me Kosovën nuk do të arrihet sivjet

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se “nuk është shumë optimist” se gjatë këtij viti është e mundshme arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Vucic, në deklaratën dhënë agjencisë austriake të lajmeve APA, ka thënë se me tërë forcën do të luftojë për kompromis, por, ka shtuar ai, parakusht është heqja e taksës së Kosovës vënë mallrave të Serbisë.

Në pyetjen rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për shkak të protestave në Serbi, ai është përgjigjur se për zgjedhje të parakohshme “ende nuk është biseduar”.

amë e rëndësishme për ne është çështja si ta zgjidhim problemin me Kosovën”, ka shtuar Vucic.

Pasi të vazhdojë dialogu me Kosovën, atëherë do të mund të përqendrohemi në ekonominë serbe dhe të vendosim për zgjedhjet, ka theksuar ai. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë