Loading…
Vucic ftohet në SHBA nga Pompeo: Kjo është tema që do të flitet për Kosovën
  • 19/08/2019 | 10:07

Vucic ftohet në SHBA nga Pompeo: Kjo është tema që do të flitet për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, do të udhëtojë sot në New York ku do të takohet me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me çështjen e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Një takim në Shtëpinë e Bardhë, presidenti serb do ta ketë me sekretarin e Shtetit, Michael Pompeo, me të cilin do të flasin për Kosovën.

Arritja e një marrëveshje me Kosovën do të jetë tema kryesore e Pompeot me Vucicin, marrëveshje kjo që pritet të ndodh shumë shpejt mes dy vendeve.

SHBA do t’i kërkon Serbisë fillimisht që arritja e një marrëveshje mos të vonohet, po ashtu kërkesë të njejtë do të ketë edhe ndaj Kosovës që të bëjë zgjidhje të ngërçit politikë në vend dhe të fillojnë bisedimet finale mes dy vendeve.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka konfirmuar në faqen e tij në internet se do të ketë takim me presidentin serb Vucic.

“Sekretari do të ketë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’së, Antonio Guterres si dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Metro.

Për më tepër, theksohet se presidenti serb do të ketë një numër takimesh të tjera në New York edhe me senatorë e zyrtarë amerikanë.

Kjo vizitë vjen pas thirrjeve të QUINT’it për heqjen e taksës nga Kosova dhe ndaljen e fushatës nga Serbia për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë