Loading…

Vucic i futi Dodikut ‘gishtin në sy’, ka çarje mes tyre thotë media opozitare serbe

  • 23/03/2023 | 19:06

Vucic i futi Dodikut ‘gishtin në sy’, ka çarje mes tyre thotë media opozitare serbe

Presidenti serb Aleksandar Vucic ka emëruar të enjten këshilltar për çështje rajonale Adam Sukalon, njeriun që u arrestua në Republika Srpska për ndërhyrje në zgjedhjet atje, që flitej hapur se Vucic ka mbështetur Jelena Trivic, kundërshtaren e presidentit të entitetit Republika Srpska, transmeton Gazeta Metro.


Anëtari i Partisë Progresive Serbe të presidentit serb Vucic, Adam Sukalo, është emëruar ka kohë si këshilltar për çështje rajonale, megjithëse tash u emërua ai për publikun në Serbi është i njohur që si pikërisht anëtar i progresivëve serbë, bashkë me hendbollistin Vladimir Mandic ishte arrestuar në Republika Srpska për shkak të blerjes së votave siç pretendohej.

Mediat kishin pretenduar se kjo ishte një akt i hakmarrjes së Dodik ndaj Vucic, por prokuroria as nuk i kishte intervistuar Sukalo dhe Mandic ishin liruar shpejt nga policia natën e 29 shtatorit të 2022’së.

Me interes ishte se ky incident ndodhi tre ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë. Siç shkruanin mediat atje, kjo ndodhi pikërisht kur kandidatja e opozitës për presidente të Republika Srpsk’së, Jelena Trivic, kundërkandidatja e Milorad Dodik përndryshe, po gostitej nëpër mediat e afërt me pushtetin në Serbi.

Edhe asokohe kishte mëdyshje se Dodik më nuk është politikani i preferuar serb i Vucic në Bosnje e Hercegovinë. Presidenti serb Vucic nuk e kishte përkrahur atë në zgjedhje e as nuk kishte shkua në ditën e Republika Srpska.

Shenja e parë eshmangies së Dodikut nga Vucic ishte kur nga Serbia u shkonin porosi se si Vucic qenka ‘presidenti i të gjithë serbëve’ që indirekt e vinte Dodik në pozitë të të nënshtruarit.

Çështjen e kishte rënduar mjaft edhe mbështetja publike e Dodik për invadimin e Ukrainës nga Rusia. Ai kishte lartësuar disa herë presidentin rus Vladimir Putin, që Vucic i shmangej dhe të kursehej nga përcaktime të tilla. Edhe më parë media serbe Nova kishte raportuar se nga burime nga brenda partisë së Vucic, se në disa takime me përfaqësues të BE’së presidenti serb ka kritikuar sjelljen e tij dhe afërsinë me Putin. “Ai kishte konsideruar se në atë mënyrë po rrezikon pozitën e Serbisë” u kishte thënë Nova zyrtari partiak i progresivëve serb.

Për të ulur disi ndikimin e Dodik, sipas vet progresivëve Vucic u ka huazuar gjithë infreastrukutrën partiake partive opozitare në Republika Srpska, e kështu u gjendën edhe në pranga Sukalo e Mandic, anëtarë të kryesisë së partisë në pushtet në Serbi, pasi nuk i pëlqeu kjo ide aspak Dodikut.

Sipas Nova arsyeja pse Vucic nuk kishte shkuar të festojë Ditën e Republika Srpska as atë vit ishte ndarja e nderimeve. Pasi Dodik kishte nderuar me çmime figura të ndryshme, e mes aktorëve dhe sportistëve ishte edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Pikërisht ishte kjo arsyeja kyçe shkruan Nova pasi Vucic dëshironte të shmangte opinionet negative për Serbin dhe atë personalisht pas invadimit të Ukrainës nga Rusia.

Në ceremoni nuk kishte marrë pjesë edhe kreu i kishës serbe Patriarku Porfirije, por nuk u mësuan arsyet ndonjëherë.

Partia e Dodik në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunën e Bjeljina javën e kaluar po shihet si një sinjal se opozita serbe po shtohet në Srpska dhe po flitet po ashtu se Jelena Trivic do të hapë parti të re opozitare dhe e ka mbështetjen e presidentit serb Vucic për këtë. Poashtu flitet se ajo ka edhe mbështetjen financiare nga ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë