Loading…

Vucic i shkruan BE’së lidhur me helmimet në KQZ

  • 18/10/2019 | 13:45

Vucic i shkruan BE’së lidhur me helmimet në KQZ

Presidenti i Serbisë Alexandar Vucic i ka shkruar një letër Bashkimit Europian duke i kërkuar të tregojnë se a kanë qenë të helmuara zarfet që erdhën nga Serbia, siç u raportua ditë më parë, shkruan Gazeta Metro.


Vucic këtë letër ia ka drejtuar zëdhënëses së BE’së Maja Kocijanvic, duke i kërkaur të flas publikisht rreth zarfeve dhe 26 zyrtarë kosovarë që u preken nga to.

“Jam i sigurt pas disa ditësh të përcjelljes së aferës së ‘helmimit’ në Prishtinë se keni konkludim rreth asaj që saktësisht ka ndodhur. Andaj, ju lus që opinionit të gjerë t’i thoni nëse ne serbët i kemi helmuar shqiptarët me antraks, navichok, apo ndonjë tjetër helm të rëndë. Nëse rastësisht kjo nuk është e vërtetë, ju lus që publikisht të tregoni se kush kanë qenë mashtruesit që kanë sajuar një gënjeshtër të tillë”, ka shkruar Vucic në letrën.

Kujtojmë që, Prokuroria e Kosovës po i vazhdon hetimet në lidhje me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, pas raportimeve që më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin reaksione alergjike pas hapjes së zarfeve./gazetametro.net

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë