Loading…

Vucic i vardistet Erdoganit: Fuqia e tij është e pakontestueshme, s’kam pse ta theksoj rëndësinë e Turqisë

  • 25/09/2020 | 17:54

Vucic i vardistet Erdoganit: Fuqia e tij është e pakontestueshme, s’kam pse ta theksoj rëndësinë e Turqisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka udhëtuar në Turqi për t’u takuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan. Vucic ka thënë se fuqia dhe rëndësia e shtetit turk është e pakontestueshme për gjithë botën, dhe se nuk e sheh të arsyeshme të diskutojë rëndësinë që ka për Serbinë, pasiqë sipas tij dihet interesimi që ka Erdogan për shtetin serb, shkruan Gazeta Metro.


Vucic tha se është shumë me rëndësi për Serbinë që të ketë komunikim të shkëlqyeshëm me Turqinë.

“Është shumë me rëndësi për Serbinë që të ketë komunikim të mirë, të shkëlqyeshëm me Turqinë. Turqia është një nga fuqitë më të rëndësishme rajonale në mbarë botën dhe një nga fuqitë më të rëndësishme në botë në përgjithësi. Potenciali i tyre demografik, ekonomik, kulturor dhe çdo potencial tjetër është i madh. Është e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mirë me ta”, tha Vucic.

Tutje, Presidenti serb ka thënë se Turqia gjithmonë ka qenë afër Serbisë, dhe është e rëndësishme t’i ruajnë këto raporte.

“Ata janë afër Serbisë, kanë ndikim të madh në rajonin tonë dhe ne përpiqemi të ruajmë marrëdhëniet më të mira miqësore të cilat do t’i avancojmë në të ardhmen”, theksoi Vucic.

Presidenti serb theksoi se ai “As nuk ka pse të thotë se sa të rëndësishme janë bisedimet me presidentin turk”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë