Partia Socialiste e Serbisë e mbështetë fuqishëm presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic dhe mbështetë politikën e tij ka thënë Ivica Dacic, pas kritikave dhe raporteve se pakënaqësia ka shkuar në atë masë mes partnerëve qeverisës sa flitej për zgjedhje, transmeton Gazeta Metro.
Ivica Dacic reagoi si kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë dhe pas raporteve se ka çarje në koalicion i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjugr se kjo ka qenë politika e tyre e përbashkët ka 11 vite tashmë.
Siç ishte raportuar në media të afërta me pushtetin serb, presidenti Aleksandar Vucic ishte treguar shumë i ashpër në mbledhjen e kryesisë së Partisë Progresive të Serbisë, ku si lider i saj kishte thënë se është i zhgënjyer me socialistët dhe është i gatshëm të shkojë në opozitë.
Më vonë kishte edhe anëtarë të kryesisë së partisë së Vucic që kishin akuzuar hapur socialistët e Dacic që po bëjnë pazare me opozitën dhe kjo nuk do të tolerohet./gazetametro.net
‘Më mirë të shkojmë në opozitë’: Në Serbi flitet për dorëheqje të mundshme të Vucic