Loading…

Vucic ia thotë Grenellit: Nëse hiqet taksa mund të bëjmë pauzë në procesin e ç’njohjeve

  • 24/01/2020 | 18:32

Vucic ia thotë Grenellit: Nëse hiqet taksa mund të bëjmë pauzë në procesin e ç’njohjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi se pas takimit me Emisarin Special Amerikan, Richard Grenell, se ai nuk e pranon si të barasvlershme  që vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës në mallrat serbe dhe fushatës së lobimit nga Serbia për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Vucic, ka folur sot për taksën 100 për qind për mallrat serbe të vënë nga Qeveria e Kosovës, si dhe për fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

“I kam përsëritur edhe Grenellit që ne kemi pasur një propozim që do të ishte fer, të bëjmë një pauzë e në këmbim të kësaj Prishtina të heq taksën, kurse ne të ndalim fushatën për çnjohjet e Kosovës. I kam thënë edhe sot, nëse një gjë e tillë ul tensionet në rajon, mund të bisedojmë për këtë. Por nuk mund ta bëjmë atë nëse pas një jave në Prishtinë na thonë se duam të jem pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare e ndoshta apo ndonjë tjetre, pasi ne duhet ta kryejmë punën tonë”, ka thënë Vucic.

Vucic e shprehu qëndrimin se Beogradi është i gatshëm për zgjidhje kompromisi, se gjithmonë është i gatshëm t’i ndihmojë popullit serb në Kosovë dhe dëshiron të bisedoj për të gjitha, por Serbia nuk është fajtore për vendosjen e taksës dhe nuk mund të pranoj asnjë faj, sipas tij.

“Është detyra jonë që të kundërshtojmë (veprimtarisë së Prishtinës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare). Por ne nuk jemi fajtorë për vendosjen e taksës. Ne nuk i vendosëm ato Prishtinës kur ata e shpallën pavarësinë” tha Vucic.

Por, Grenell ka theksuar edhe njëherë se po ecet para e ka përparim në dialog, si nga Kosova dhe Serbia për të arritur marrëveshjen, duke theksuar kështu nënshkrimin e ri të marrëveshjes për linjën ajrore, po ashtu tani linja e re hekurudhore mes dy vendeve. Por i pyetur se si e sheh paralajmërimin e Presidentit Trump se nuk do të ketë shumë durim për ballkanasit, Grenell ishte i prerë se ka të njëjtin qëndrim.

“Unë po ndjej energji dhe një vrull pasi po fillojmë të bisedojmë dhe të arrijmë një përparim të caktuar, nëse palët vendosin se nuk duan të bisedojnë më, unë do të shkojë dhe do të bëjë diçka tjetër”, kjo deklaratë erdhi pas fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump, se nuk do të lejon që zgjidhja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.

Gjatë tërë kohës në konferencë për shtyp Grenell u kujdes të mos ulte rëndësinë e palëve dhe të theksonte se ju takon palëve të merren vesh dhe ai është aty vetëm për t’i nxitur para drejt marrëveshjes, por kjo ishte një goditje e rëndë nga diplomati amerikan që nuk ka kohë për të humbur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë