Loading…

Vucic iu ankua Stoltenbergut të NATO’s për Kurtin, iu zotua për paqe e dialog dhe e quajti të domosdoshëm madje

  • 03/08/2022 | 17:04

Vucic iu ankua Stoltenbergut të NATO’s për Kurtin, iu zotua për paqe e dialog dhe e quajti të domosdoshëm madje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pati një bisedë telefonike sot me Jens Stoltenberg, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, e sipas komunikatës për media të zyrës së tij ai ishte zotuar për vazhdimin e dialogut në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.


Sipas komunikatës Vucic dhe Stoltenberg janë pajtuar se është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, dhe se paqja e stabiliteti janë të një rëndësie të posaçme, jo vetëm për Serbinë e rajonin por edhe për të gjithë – siç ceket në komunikatën e presidencës serbe – “të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë e Metohi”.

Vucic i është ankuar Stoltenberg kur i paraqiti pozicionin e Serbisë rreth situatës shumë të vështirë në ‘Kosovë e Metohi’ siç e cekin, dhe e ka njoftuar me veprimtarinë e Prishtinës që po shkaktojnë frikë dhe shqetësim tek qytetarët serbë.

Ai poashtu i ka thënë atij se Serbia nuk ka shkelur me asnjë veprim  marrëveshjen e Brukselit, e as Rezoultën 1244 të OKB’së, ashtu siç nuk ka kërcënuar paqen në asnjë mënyrë, por ka vazhduar të sillet përgjegjshëm dhe me seriozitet në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura lidhur ‘krahinën jugore’.

Të dielën Veriu i Kosovës u bllokua nga banorët serbë me barrikada dhe kishte pasur edhe të shtëna me armë zjarri ndaj policisë së Kosovës në disa raste. Vucic në një adresim të paradites të të dielës kishte bërë deklarata të ashpra nxitëse të stilit “nuk do të dorëzohemi e do t’i mbrojmë njerëzit tanë atje”.

Pasditen e asaj dite zyrtari serb për Kosovë, Petar Petkovic, kishte mbledhur në Rashkë krerët e partisë serbe në Kosovë, Lista Serbe, në një takim me dyer të mbyllura. Pas të cilës u lëshuan sirenat në Mitrovicën Veriore dhe popullata serbe u mobilizua dhe bllokoi rrugët për në veri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë