Loading…

Vucic ka vendosur kushte për të hequr dorë nga gazi dhe nafta e Rusisë, që BE’ja s’mund t’i bëj

  • 22/06/2022 | 15:45

Vucic ka vendosur kushte për të hequr dorë nga gazi dhe nafta e Rusisë, që BE’ja s’mund t’i bëj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, siç ka raportuar portali serb Nova i ka vendosur një kusht Bashkimit Evropian për të shkëputur Serbinë nga varësia e Rusisë dhe për t’u rreshtuar me ta në politikën e jashtme ndaj Rusisë. Sipas burimeve të Nova këtë e ka bërë në përpjekje për të larguar presionin ndaj tij, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti serb Vucic që nga shkurti ka manovruar për t’i shpëtuar si zemërimit të Bashkimit Evropian aq sa hakmarrjes së Rusisë në rast se e tepron me dënimin e invadimit të Ukrainës.

Përfaqësuesit e BE’së dhe shteteve evropiane ia kanë kërkuar ashpër dhe publikisht Vucic që të bashkërendojë [politikën e jashtme me atë të bllokut duke i vendosur sanksionet Rusisë. Që në fillim këtë e kishte mohuar presidenti serb Vucic duke u arsyetuar me varësinë në energjeinë ruse.

Por në fillim të konfliktit Vucic ishte shprehur i gatshëm duke dërguar sinjale se mund t’i bashkohet vendeve tjera të BE’së që i kanë vendosur sanksione ka shkruar NOva.rs sipas burimeve të tyre në qarqet diplomatike.

“Votimi i Serbisë dhe mbështetja e saj për rezolutën e OKB’së që dënonte invadimin rus në Ukrainë do të duhej të ishte hapi i parë drejtharmonizimit të plotë. Duke pasur parasysh porositë që Vucic i dërgonte gjatë takimeve, pritej që ai pas kësaj shpejt të vendoste sanksionet. Priteshin që të përfundoheshin zgjedhjet që Serbia të zgjidhte kursin e qartë” i ka thënë burimi portalit serb Nova.

Pas zgjedhjeve dhe mandatit të ri presidencial Vucic vazhdonte të siguronte përfaqësuesit e shteteve evropiane se shteti serb është në rrugëtimin evropian dhe se këtë do ta dëshmojë.

“Megjithatë, diçka ka ndodhur në ndërkohë. Nga garancitë se Serbia do të dëshmojë përcaktimin e saj erdhi tek një lloj tregtie. Vucic filloi të flasë rreth asaj se si do të ketë probleme dimrin e ardhshëm dhe si ata varen plotësisht nga derivatet ruse, që për shkak të kësaj sanksionet eventuale konsiderueshëm do të vështirësonte pozicionin e shtetit të cilin e udhëheqë” shkruan Nova të ketë thënë burimi jonë.

Sipas këtij burimi duke u arysetuar me pozicionin e tyre në skenën ndërkombëtare ky problem do të zgjidhej eventualisht nëse BE’ja ofronte një mundësi alternative.

“Vucic ka porositur se është i gatshëm të heqë dorë nga të gjitha produktet energjetike ruse me kusht që Bashkimi Evropian t’i garantojë stabilitetin energjetik dhe t’i sigurojë të gjithë atë që mund ta humbë eventualisht. Në këtë mënyrë BE nuk mund askujt t’i ofrojë garanci dhe ai është i vetëdijshëm për këtë. Supozojmë se për këtë arsye edhe e bëri” i ka thënë Nova burimi.

Sipas raporteve Vucic gjatë takimit me kancelarin gjerman Scholz të shumtën e kohës e kishte kaluar në diskutim të çështjeve të ndërlidhura me energjetikë.

Kompania shtetërore ruse Gazprom Neft është poashtu pronar kontrollues i kompanisë më të madhe serbe të rafinimit të naftës Naftna Industrije Srbije së bashku me qeverinë serbe, që poashtu është një pikë e nxehtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë