Loading…

Vucic kërcënon Listën Serbe: Ultimatum deri më 31 dhjetor

  • 26/12/2016 | 12:03

Vucic kërcënon Listën Serbe: Ultimatum deri më 31 dhjetor

Kryeministri serb Aleksandar Vucic sot në një takim në Bedograd me përfaqësuesit e Listës Serbe, u ka dhënë ultimatum këtyre të fundit që deri më 31 dhjetor duhet të tërheqin të gjitha vendimet sipas tij të dëmshme nëse duan të marrin pjesë në atë që ai ka quajtur politikë e përbashkët e serbëve dhe Serbisë për Kosovë.


Këtë ua ka bërë të ditur gazetarëve pas takimit, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, transmeton gazetametro.net.

Djuric u ka thënë gazetarëve se kryeministri në mënyrë të qartë ua ka thënë përfaqësuesve të Listës Serbe se të gjitha vendimet e tyre duhet të jetë unike.

“Ata që pa pajtimin e Qeverisë së Serbisë morën vendim politik për shkarkimin Ljubomir Maricit nga ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Isa Mustafës, duhet të kenë kujdes. Në qoftë se ata duan të marrin pjesë në atë që është një politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit serb në Kosovë, që deri më 31 dhjetor duhet të tërheqin vendimet e tyre të dëmshme”, ka thënë Djuric.

Djuric ka thënë pas takimit që Vucic ka pasur me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, se ministrja Mirjana Jevtic, e cila është e emëruar në në vend të Maric, duhet të tërhiqet.

“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo me grindje, por me konsensus”, theksoi ai.

Djuric ka thënë se mesazhi ishte i qartë se kushdo që dëshiron të punojë për kombin, dhe të jetë pjesë e Listës Serbe, duhet të pajtohet që të ketë një ekip të vetëm, vendimet duhet të merren vetëm me konsensus dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e tyre legjitime, dhe me qeverinë e tij në Beograd.

“Kush dëshiron të veprojë në mënyrë të pavarur – mund ta falenderoj dhe t’i urojë rrugë të mbarë”, ka thënë ai.

Kur u pyetën nëse përfaqësuesit e Listës Serbe janë pajtuar me kërkesat e Vucicit, Djuric ka thënë se “Le të presim deri më 31 dhjetor”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë