Është e pakuptueshme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic.
Pushtetet që sipas Vuçiq ky Asociacion do të duhej t’i ushtronte “ishin shumë më të mëdha e të gjera”, tha ai, derisa shtoi se “për atë gjë edhe kishim negocuar”.
Për takimin e 18 gushtit në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk di çfarë të pres sa i përket temave, “por se jemi të gatshëm të bisedojmë për çfarëdo gjëje”.
“Ne nuk kemi problem me tema”, tha Vuçiq, derisa shtoi se “ne duam Asociacionin”.
“Është e pakuptimtë që Asociacioni të jetë në linjë me Kushtetutën e Kosovës, sepse atëherë s’na duhet Asociacioni, aso asociacionesh do të mundej çdo qytetar të themelonte përditë”, tha ai.
“Kuptohej që këto pushtete do të ishin shumë më të mëdha e më të gjera, dhe ma merr mendja se për këtë edhe kemi negociuar”, tha ai, raportoi e përditshma beogradase “Novosti”, transmeton “Repoteri.net”.
Në lidhje me reagimin e BE-së ndaj tij dhe Kurtit që të ndalohet retorika luftënxitëse, Vuçiq tha se “nuk e komentoj atë”.
“Sa i përket reagimin të BE-së, nuk kam asnjë koment, kështu është më së miri”.
Serbia, tha ai, “nuk e kërcënon askë dhe asgjë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë në një intervistë për REL tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe i projektuar në vija entike nuk mund të kalojë “as për nga germa as për nga fryma e Kushtetusë së Kosovës”.
Ai nuk e përjashtoi se Asociacion mund të ketë, siç tha ai, “mbi baza zhvillimore, ekonomike ose gjeografike”, por se “jo në linja etnike”.
Kurti përveç kësaj ka thënë se në tensionet e fundi në veri të vendit që rrjedhuan nga dy vendimet e fundit për masa reciproke me Serbinë, ishin rrezik real për konflikt