Loading…

Vucic kurrë nuk do ta pranoj që ka pranuar Kosovën

  • 11/06/2021 | 17:41

Vucic kurrë nuk do ta pranoj që ka pranuar Kosovën

Përfaqësuesit e opozitës serbe kanë mendime të ndryshme rreth dialogut me Kosovën dhe synimeve të presidentit serb Vucic, prej mendimit se është agjent perëndimor e tradhtar sipas djathtistëve ekstremistë, ndërsa sipas të majtëve e të moderuarve ai më shumë shpreson se Kurti do të sabotoj dialogun dhe të shpëtoj nga ajo që të gjithë ata pajtohen se diplomatëve ndërmjetësues perëndimor ju ka humbur durimi dhe do t’i shtrëngojnë drejt marrëveshjes, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të gazetës serbe Danas presioni i shtuar ndaj Serbisë për të pranuar Kosovë po shtohet dhe se në pritje të dialogut të ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, me 15 qershor, po bëhet më e qartë se regjimi i Aleksandar Vucic më në fund nuk do të ketë rastin të shtyjë apo të dorëzohet nga një akt i tillë pa pasoja dhe ndryshim të qasjes nga BE dhe SHBA ndaj pushtetit të tij, kanë thënë përfaqësuesit nga opozita serbe nga i gjithë spektri politik, si ata në qendër, majtas e djathtas.

Biljana Stojkoivc profesor në Universitetin e Beogradit dhe aktiviste politike i ka thënë se ngjarjet po shtohen tani dhe është e qartë se bashkësisë ndërkombëtare i është harxhuar durimi me zvarritjen, e kjo vlen posaçërisht për SHBA që është riaktivizuar rëndë në këtë proces. Besoj se ne po shkojmë drejt disa vendimeve që nuk do të pëlqejnë as Kurtit e as Vucic. Kurti do të detyrohet të heqë dorë nga qëndrimi i vet i ngurtë, e Vucic do të shtrëngohet të bëj edhe një hap para në pranimin e Kosovës. Të them të drejtën nuk është e qartë forma e asaj marrëveshje përfundimtare, a do të quhet pranim i Kosovës apo do t’i lejohe t ca hapësirë për interpretim ndryshe publikut serb.

“Vucic kurrë nuk do ta thotë troç që ka pranuar pavarësinë, por ajo letër e fundit, e ndërlidhur me të kaluarat, pikërisht këtë do ta nënkuptoj” tha S5ojkovic dhe shtoi se perëndimi po tenton që t’ia mundësoj këtë Vucic për të shmangur mësymjen e forcave ekstreme nacionaliste serbe që vet Vucic ju ka fryrë gjatë qeverisjes së tij.

Sipas liderit të partisë ekstremiste nëse jo fashiste Dveri, Bosko Obradovic, s’ka dyshim që presioni i ri po bëhet që Serbia të pranoj “shtetin e rremë të Kosovës”. Për të s’ka dyshim kush në Serbi do ta bëjë këtë dhe se pikërisht për këtë ai është sjellë në pushtet.

“Pushteti i tanishëm këtë ju ka premtuar mentorëve të tyre perëndimor që i sollën në pushtet më 2012’n. Për këtë u nënshkruan marrëveshjet në Bruksel dhe Uashington që janë hapa drejt pranimit të shtetit të rremë, Kosovë. Personalisht mendoj se Vucic kishte ujdi konkrete me Thaçin rreth korrigjimit që është e pamundur pa pranimin e pavarësisë së Kosovës. Perëndimi dhe shqiptarët duan shtet të dytë shqiptar në Ballkan dhe anëtarësim në OKB, e kjo çon drejt bashkimit të tyre në Shqipërinë e Madhe, që do të ishte kërcënim i madh për sigurinë e gjithë rajonit. Pushteti jonë sipas mendimit tim është i gatshëm të lejoj hyrjen e shtetit të rremë të Kosovës në OKB, por diçka në këmbim. Megjithatë, Perëndim dhe Shqiptarët nuk janë të gatshëm të japin asgjë dhe negociatat vazhdojnë. Për lëvizjen serbe Dveri këso tregti me pjesë të territorit shtetëror dhe shkelje të kushtetutës janë absolutisht të papranueshme” tha Obradovic.

Konstantin Samofalov i partisë socialdemokrate serbe i ka thënë Danas se Vucic po luan lojërat e tij standarde duke provuar të paraqitet si faktor stabiliteti dhe pala e interesuar për zgjidhjen e çështjes kosovare dhe shpreson në gabimet e palës tjetër për të ruajtur status quo.

“Realisht ai mbështetet tek fakti se Kurti nuk është i gatshëm për negociata thelbësore me Beogradin, dhe porosit bashkëbiseduesve perëndimor se dështimi i zgjidhjes së nyjës kosovare nuk i takon atij, por Prishtinës. Status quo në të vërtetë i përshtatet si Vucicit po ashtu edhe Kurtit, derisa rezultati i pushtetit gati dhjetëvjeçare i Vucic është që Serbia nuk ka mbetur në Kosovë, e servilizmi i tij ndaj interesave perëndimore nuk ka sjellë asnjë përmirësim për bashkësinë serbe” sipas Samofalov./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë