Loading…

Vucic: Mbetemi larg BE’së nëse nuk bëjmë marrëveshje me Kosovën, nuk duam të shkojmë drejt Rusisë

  • 02/12/2019 | 23:28

Vucic: Mbetemi larg BE’së nëse nuk bëjmë marrëveshje me Kosovën, nuk duam të shkojmë drejt Rusisë

Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se Serbia duhet të eksplorojë për marrëveshje me Kosovën pasi që mosarritja e saj e lë larg nga BE, ndërsa për Rusinë ka thënë se është i lumtur me mardhëniet që ka me këtë vend, por nuk do të shkojë drejt saj, transmeton Gazeta Metro.


Vucic ka theksuar se ka pasur disa takim të mira me zyrtarë të Parlamentit Evropian për tema të rëndësishme, duke nisur nga Kosova dhe situata ekonomike në Serbi.

“Një zgjidhje kompromisi me Kosovën është diçka me të cilën kemi shumë probleme dhe nuk e dimë se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen, por ne jemi gjithmonë të gatshëm për të eksploruar”, ka deklaruar presidenti serb.

Tuje, ai ka thënë se Serbia ka bërë punën e saj por nuk varet më nga ta dhe se BE po bën një vlerësim politik për të vendosur sa kapituj dhe me çfarë shpejtësie do hapen negociatat.

Vucic në fund ka pasur edhe disa fjalë për Rusinë duke thënë se në drejtim të Rusisë edhe pse janë krenarë që kanë marrëdhënie të mira me këtë vend, mirëpo tani janë drejt rrugës për në Bashkim Europian./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë