Loading…

Vucic: Me Putinin do të bisedoj për Kosovën

  • 03/12/2019 | 23:15

Vucic: Me Putinin do të bisedoj për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, nesër e pret takimi i parë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin pas aferës me spiunin rus në Beograd. Vucic shtoi se nuk i ka mbetur hatri dhe se kjo çështje është zgjidhur menjëherë të nesërmen sipas tij në takimin me Ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharcheko, transmeton Gazeta Metro.


Përkundër kritikave që po vijnë në drejtim të tij dhe Serbisë për afrinë me Rusinë në këtë kohë kur dëshmitë se Rusia është një aktor i keq në rajon e se Serbia duhet të përcaktohet në orientimin e saj.

“Ndërgjegjja e kemi të pastër dhe jam i bindur se do të vazhdojmë përmirësimin e marrëdhënieve tona. Nëse rusët kanë diçka për të na kritikuar, kam dëshirë ta dëgjoj”, tha Vucic në Sochi ku nesër do të takohet me Putin.

Vucic vazhdoi me qëndrimin e neutralitetit që këmbëngul ta mbaj se “gjithmonë do të mbroj pavarësinë e saj” por shtoi se beson në miqësinë me Rusinë.

Sipas Vucic, temat e bisedës me Putin do të jenë Kosova, çështje regjionale por edhe situata politike në Europë dhe botë, si dhe bashkëpunimi bilateral pas nënshkrimit të Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euro Aziatik.

Gazetarët e pyetën për baraspeshimin e politikës së jashtme, pasi që pas takimit me Putin do të takohet me Kancelaren Angela Merkel, presidenti Vucic e mohoi këtë.

“Ne kemi rrugën tonë europiane, nuk jemi të pa inkuadruar, por kemi rrugën të një shteti sovran dhe pavarur” deklaroi presidenti i Serbisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë