Loading…

Vucic: Mos prisni të ju gënjej se Amerika ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

  • 26/02/2020 | 20:10

Vucic: Mos prisni të ju gënjej se Amerika ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, është ftuar nga organizata jo qeveritare Komiteti Amerikan- Izraelit për Çështje Publike, në konferencën e së cilës janë edhe Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo, Zëvendës Presidenti Amerikan, Mike Pence si dhe i Dërguari Special i Presidentit Amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, transmeton Gazeta Metro.


Vucic tha se nuk duhet pritur që SHBA dhe asnjë lojtar tjetër ndërkombëtar do të ndryshoj qëndrim për- siç e quan ai- të ashtuquajturën Kosovë. Megjithatë ai shprehet krenar se si president i Serbisë është ftuar në këtë konferencë vjetore dhe e sheh si arritje e madhe e Serbisë.

Vucic përsëriti një qëndrim të tijin që Serbia mund të përfitoj diçka më shumë e të humbas më pak, sipas tij një përmirësim i gjendjes së Serbisë, tha ai në televizionin serb O2.

“Kudo shkoj, jam aty për të luftuar për përmirësimin e pozitës së Serbisë, por mos prisni të gënjej e të them se ata kanë ndryshuar qëndrim. Ne jemi të vegjël për Gjermaninë, Amerikën, Francën Anglinë që ata të ndryshojnë mendjen. Në thelb nuk do ta ndryshojnë qëndrimin, a do të mund të fitojmë më shumë, të humbim më pak, të përmirësojmë gjendjen e Serbisë”.

Presidenti serb Vucic është i ftuar në këtë konferencë vjetore të AIPAC e cila do të mbahet prej 1 deri 3 mars./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë