Loading…

Vucic: Mundësi të vogla që të mbahet takimi në Paris

  • 10/06/2019 | 13:09

Vucic: Mundësi të vogla që të mbahet takimi në Paris

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë sot se “është shumë e mundshme apo gati e sigurt” se nuk do të ketë takim të liderëve të regjionit në Paris më 1 korrik, sepse mendon se mundësitë janë të vogla që udhëheqja në Prishtinë t’i heqë taksat në mallin nga e Serbia e BeH-ja, transmeton Gazeta Metro.


Në Konventën kombëtare të BE-së të Kuvendit popullor të Serbisë, Vucic ka thënë se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare i ka forcuar pozitat e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj kur e kanë kthyer vëmendjen nga bisedimet në të cilat kanë marrë pjesë kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, Vucic e përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini dhe kur është filluar të insistohet që të bisedohet ekskluzivisht për pavarësinë e tërësisë së Kosovës.

“Dhe sot jemi në qorrsokak. Haradianj nu dëshiron (t’i heqë taksat) deri sa në zgjedhje të mos e shpaguajë këtë ‘pozicion të fortë’, e askush tjetër për këtë nuk ka forcë sepse do të pësonte debakël. Kështy, dyshoj se së shpejti do të mund ta presim këtë dhe mendoj se është shumë e mundshme apo gati e sigurt që tanik në Paris të mos ketë. Kjo sjell vështirësi të reja për të gjithë”, ka thënë Vucic.

Ai ka thënë se Beogradi zyrtar gjithsesi do të shkojë nëse merr ftesë, por është vlerësim i tij se nuk do të ketë kushte për të organizur takimin, transmeton “Danas”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë