Loading…

Vucic në Vatikan: Do ta lus Papa Françeskun të mos e pranojë Kosovën

  • 11/09/2019 | 22:34

Vucic në Vatikan: Do ta lus Papa Françeskun të mos e pranojë Kosovën

Aleksandar Vucic zbriti në Romë ku nesër nisë vizitën zyrtare në Selinë e Shenjtë dhe takon Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino, kjo është përpjekja e tyre më e fundit  për të minuar pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, zbriti në Romë në vizitë zyrtare tek Selia e Shenjtë e Vatikanit dhe u prit nga Arkipeshkvi Francesko Kanalini dhe Monsignor Joseph Murphy.

Siç ishte njoftuar më herët nga presidenca serbe, presidenti serb nesër do të ketë takime ndaras me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, dhe Eminencën e tij Kardinalin, Pietro Parolini, Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë.

Jo shumë më herët Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, ju kishte thënë gazetarëve se po shkoj tek Papa në Vatikan të i lus të mos e pranojnë Kosovën.

Jo shumë kohë më parë Serbia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit. Këto përpjekje nuk janë ndalur posaçërisht për kërkesën e anëtarësisë në Interpol nga Kosova, që ishte refuzuar nga këshilli i përgjithshëm i kësaj organizate./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë