Sipas kryetarit të Serbisë, “në Kosovë të tërat nuk janë tonat, e as të tyret” dhe nuk u mbetet gjë tjetër pos të luftojnë “për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë”
Për herë të parë, duke iu falënderuar rritjes së buxhetit të Serbisë, mund t’í ndihmojmë popullit [serb] në Kosovë. Kjo është me rëndësi kyçe, ka thënë sonte kryetari serb Aleksandar Vucic në Zveçan në takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, transmeton gazetametro.net.
Ai, sipas medieve serbe, ka kërkur falje për vonesën sepse, siç ka thënë, ka pasur “bisedë të gjatë me kryetarin turk Erdogan”, dhe ka shtuar se, pas informatave themelore, pasi të dalin gazetarët, do të flasë për detaje tjera dhe për përmbajetjen politike të bisedimeve me Pruishtinën – çfarë pret e çfarë mund të shpresohet.
“Bisedimet tona janë të vështira. Dhe unë nuk jam ai, i cili do të mund t’u jep çfarëdo parashikimi optimist. E parashikim optimist, i cili nuk do ta përçmonte asnjërën palë dhe do t’ua ruante fytyrën Beogradit e Prishtinës, jemi larg një zgjidhjeje të tillë. Nuk na mbetet gjë pos të luftojmë për interesat e popullit dhe vendit tonë, por edhe të kuptojmë mirë pozicionin në të cilin ndodhemi dhe të dimë se sa në mënyrë dramatike do të na godiste çdo prishje e paqes dhe e stabilitetit në këtë rajon”, ka thënë Vucic.
Ai ka shtuar se “më së paku ka nga ata të cilët e kuptojnë se sa e komplikuar është në Kosovë, e në Kosovë të tërat nuk janë tonat, e as të tyret” dhe ka përfunduar se “ne na mbetet të luftojmë për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë”./gazetametro.net