Loading…

Vucic: Nuk i besoj Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave

  • 02/10/2021 | 20:17

Vucic: Nuk i besoj Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas zbatimit të marrëveshjes për targat të arritur ndërmjet Kosovës dhe shtetit që udhëheq ai.


Vuçiq, ndër të tjera, siç raportojnë mediet serbe, është deklaruar edhe për Asociacionin e Komunave me kompetenca ekzekutive, për të cilën ka thënë se nuk i beson Kosovës në zbatimin e saj.

“Nuk besoj se do e pranojnë Asociacionin. Nuk u besoj në asgjë sepse e di me kë kemi punë. Kurti ka thënë se Kosova e ka një problem të madh, që tashmë ka emër e mbiemër (Aleksandar Vuçiq)”, ka thënë ai.

“Nuk ka asnjë marrëveshje të lehtë për ne. S’ka asgjë të lehtë në Kosovë. Më 2008, ata shpallën pavarësinë dhe ajo njihet nga 90 për qind e shteteve të fuqishme. Që nga ajo kohë, mezi po e mbajmë hundën mbi ujë”, është shprehur tutje ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë