Loading…

Vucic: Nuk ka njohje për Kosovën me kufijtë aktual

  • 22/10/2019 | 09:47

Vucic: Nuk ka njohje për Kosovën me kufijtë aktual

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka bërë të ditur se gjasat që Beogradi ta njohë Kosovën brenda kufijve aktual janë të vogla, transmeton Gazeta Metro.


Në intervistën e tij për Standardin e Vjenës, ka thënë se nuk ka mundësi që Serbia ta njoh Kosovën edhe pse është dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara që Bashkimi Evropian ka ndryshuar qëndrimin e saj.

Ndonëse BE sipas tij mund të kërkonte njohje nga Beogradi, Vucic nuk jep përgjigje pozitive në një pyetje të shtruar drejt tij.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, Vucic u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë