Loading…

Vucic nuk mund t’i ndajë: Serbia do BE’në, por edhe Rusinë

  • 27/03/2017 | 14:46

Vucic nuk mund t’i ndajë: Serbia do BE’në, por edhe Rusinë

Serbia është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por do të punojë fuqishëm për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me aleatin tradicional – Rusinë, tha për agjencinë Reuters kryerministri serb, Aleksandar Vuçiq.


Komentet vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, më 2 prill, në të cilat Vuçiq është kandidat dhe njëherësh favorit.

“Serbia është në rrugën evropiane dhe ky është qëllimi ynë strategjik. Duam që shoqëria jonë të jetë e modeluar sipas vendeve më të zhvilluara të Evropës perëndimore”, tha Vuçiq, por shtoi se do të punojë shumë si president, për të mbajtur raporte të mira me Rusinë.

Rusia, në anën tjetër, kundërshton integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, në NATO dhe në BE, andaj bën përpjekje të shtrijë ndikimin e saj.

Vuçiq gjendet sot në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë