Loading…

Vucic: Para Serbisë janë ditë të vështira, por njohja e Kosovës s’do të ndodhë

  • 05/06/2021 | 08:00

Vucic: Para Serbisë janë ditë të vështira, por njohja e Kosovës s’do të ndodhë

Serbia gjendet para ditëve të vështira, ka thënë në një konferencë për media presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, dhe me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.


Vuçiq ka thënë se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është çështje ditësh. Para Serbisë janë ditë të vështira, ka bërë të ditur president serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë konferencës, Vuçiq tha se në takimin me Palmerin dhe Lajçakut, u ka thënë se Serbia nuk dëshiron konflikt të ngrirë dhe dëshiron që të zgjidhë problemet nga e kaluara.

Ndër të tjera, Vuçiq shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur nga Kosova, por ai tha se gjithashtu edhe pala kosovare duhet të angazhohet për këtë çështje.

Vuçiq tha se fuqitë e mëdha po i bëjnë presion Serbisë për të ndryshuar mendje lidhur me njohjen e Kosovës, por ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Gjithashtu, Vuçiq tha se këtë pasdite do të fillojë prodhimi i vaksinës ruse Sputnik V, në Institutin Torlak në Beograd.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë