Loading…

Vucic pas deklaratave të Haradinajt: Është person i rrezikshëm, na kërcënoi me ‘Shqipërinë e Madhe’

  • 19/01/2021 | 10:49

Vucic pas deklaratave të Haradinajt: Është person i rrezikshëm, na kërcënoi me ‘Shqipërinë e Madhe’

Lideri i AAK’së dhe pretendenti për president, Ramush Haradinaj, gjatë shpalosjes së programit ka thënë se nëse Kosova vazhdon me këtë trend duke u injoruar nga Europa, atëherë ne do të shkojmë në referendum për bashkim me Shqipërinë, e kjo deklaratë ka shkaktuar reagime në Serb. Aleksandr Vucic, është ai që ka reaguar menjëherë, dhe po e konsideron Haradinajn si politikan të fuqish dhe të rrezikshëm, transmeton Gazeta Metro. 


Presidenti Serb, Vucic, ka thënë se Ramush Haradinaj është politikan serioz, i fuqishëm edhe i rrezikshëm, duke fol rreth ideve të që sipas tij janë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” ,

“Nëse ai zgjidhet në ndonjë funksion dhe nëse bashkëpunon me Kurtin është e qartë se ata të dy angazhohen për bashkim. Ne këtë e pranojmë si fakt politik, në çka do të guxojmë të reagojmë” tha Vucic  shkruan “Blic” transmeton Gazeta Metro.

Tutje Vucic ka thënë se do dëshironte që të dëgjonte reagime nga Brukseli e Washingtoni.

“Do të doja të dëgjoj më shumë reagime nga Brukseli dhe Washingtoni dhe qendrat tjera e fuqishme botërore, sepse mos dhashë Zoti këtu dikush të thoshte diçka të tillë, mos të them do na bombardonin” tha Vucic.

Ndryshe, Haradinaj dje është shprehur  se Kosova nuk mund të pres derisa të tjerët të kenë disponim për të përfunduar shumë tema të hapura, dhe se ne do të bëjmë referendum për bashkimi me Shqipërinë.

“Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë, mbane mend këtë, jo se na po duam, por qe 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që po duam me respektuar një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike me hy në BE me shku në NATO, me u bë anëtare e OKB-së, me na njohë Serbia, dhe me dashtë BE-ja me i bindë pesë vendet me na njoh jo me na lënë kështu vjerrë gjatë, deshi Amerika na ndihmoi me marrë njohjen e Izraelit, ndërsa ku janë partnerët tanë evropian, pse na mbajnë kështu të izoluam, pse na lënë me pritë, e kohë pas kohe na thonë se e keni këtë faj e atë faj. A nuk pat asnjë faj Serbia dhe vendet tjera fqinjë, ata të përkryer apo? Nuk mund të rrimë vjerrë derisa dikush ta ketë disponimin me u kry çështja e Kosovës”, është shprehur Haradinaj./gazetamtreo.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë