Loading…

Vucic pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës: Serbëve në Mal të Zi, iu them ‘kokën lart’

  • 18/06/2021 | 14:27

Vucic pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës: Serbëve në Mal të Zi, iu them ‘kokën lart’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha serbëve që jetojnë në Mal të Zi, se Serbia do të jetë gjithmonë me ta dhe do të mbajë kokën lart, si dhe do të analizojë të gjitha vendimet e parlamentit malazez në ditët në vijim dhe nuk do të marrë vendime të nxituara.


“Dhe në asnjë mënyrë nuk do të fyejmë ata që i morën ato vendime, dhe sigurisht kundër interesave të Serbisë”, tha Vuçiq në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Serbisë dhe popullit serb në Mal të Zi përmes një videoje në Instagram.

“Unë po u them njerëzve tanë që jetojnë në Malin e Zi se jemi me ta, është e jona të mbajmë kokën lart, të luftojmë dhe të ndërtojmë paqen. Rroftë Serbia dhe populli serb”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i tij erdhi me rastin e rezolutës së miratuar nga parlamenti malazez të enjten në mbrëmje, ku njihet gjenocidi në Srebrenicë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë