Loading…

Vucic për letrën e Biden: Njohjen e Kosovës ma kërkoj edhe Trump, por i thashë se çfarë mendoja

  • 07/02/2021 | 13:11

Vucic për letrën e Biden: Njohjen e Kosovës ma kërkoj edhe Trump, por i thashë se çfarë mendoja

Presidenti amerikan Joe Biden, përmes një letre i ka kërkuar presidentit serb njohje reciproke Kosovë-Serbi, mirëpo i menjëhershem ka qenë regimi i Vucic’it, i cili ka thënë se një gjë të tillë ia kishte kërkuar edhe ish-presidnetit Donald Trump, por se e kishte thënë atë se çfarë mendon për këtë, transmeton Gazeta Metro.


Në një letër urimi me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

Letra e presidentit amerikan është publikuar nga mediat serbe.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të shtetit serb Aleksandër Vucic, i cili shprehet se sa i përket njohjes reciproke, nuk thuhet në asnjë akt të organizatave botërore. Sipas tij ka pasur përpjekje për ta përfshirë në marrëveshjet e ardhshme, duke nënkuptuar takimin e shtatorit me ish-presidentin Trump.

“Kam marrë një mesazh urimi nga Presidenti Biden. Sa i përket njohjes reciproke, nuk thuhet në asnjë akt të organizatave botërore. Ka pasur përpjekje për të imponuar atë term si diçka që duhet ta kishim pranuar si zgjidhja përfundimtare. Por unë ua thashë çfarë mendoja për njohjen reciproke”, ëshë shprehet Vucic raportojnë mediat serbe.

Në takimin e shtatorit të vitit të kaluar në Uashington, presidentit serb iu ofrua të përfshinte te marrëveshja edhe termin “njohje reciproke”, por Vucic e hodhi nuk kishte pranuar një gjë të tillë.

Letra e plotë e Biden drejtuar Vucic’it:

“Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj të tjerë ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke. Fuqia e marrëdhënies sonë është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve njerëz me njerëz, duke luftuar si aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa bashkërisht përballemi me këtë sfidë të paparë globale”, thuhet në letën që Biden i ka shkruar Vucic’it./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë