Loading…

Vucic për padinë ndaj Serbisë: Taktikë e Kurtit për t’i ikur dialogut

  • 13/06/2021 | 17:54

Vucic për padinë ndaj Serbisë: Taktikë e Kurtit për t’i ikur dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pak orë para se të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me kryeministrin Kurti, ka komentuar deklaratat e këtij të fundit mbi ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid gjatë luftës së fundit, shkruan Gazeta Metro.


Vucic ka thënë se Kurti duhet ta paraqesë padinë, në vend që të na kërcënojë, por siç thotë ai këto deklarata të Kurtit dhe qeverisë, janë vetëm truke me të cilat po synohet të i ikin dialogut.

Tutje Vucic ka potencuar se ditët në vazhdim nuk janë të lehta për të dhe se nuk është koha për fjalë të mëdha.

“Ditët në vazhdim nuk janë të lehta dhe situata nuk është rozë. Nuk është koha për fjalë të mëdha, por për një qëndrim të vendosur, por është gjithmonë koha të tregojmë se duam dialog dhe sa e rëndësishme është të shikojmë nga e ardhmja, ” tha Vucic për TV Pink.

Duhet theksuar se të marten fillon dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, e ku për herë të parë, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës do të jetë Albin Kurti përballë presidentit serb, Aleksandër Vucic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë