Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka reaguar pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndaj kriminelëve serbë të veriut. Ai ka thënë se druan “që një dokument të këtillë do të mund të pranojë edhe për disa njerëz në funksione shumë më të larta në rajon”, shkruan Gazeta Metro.
Vucic ka reaguar pasi Millan Radoicic, Zvonko Vesellinovic dhe 11 persona të tjerë, të gjithë serbë nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA’së më 8 dhjetor.
Presidenti serb shtoi se druan “që një dokument të këtillë do të mund të pranojë edhe për disa njerëz në funksione shumë më të larta në rajon”.
“Atëherë a do të reagojmë ashtu? Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka” tha Vucic.
Ndërkaq kujtojmë që disa ditë më parë, Instituti për Siguri Ndërkombëtare me seli në Beograd ka paralajmëruar se në muajin janar, SHBA’të do të vendosin sanksione ndaj disa politikanëve e biznesmenëve nga Serbia, ‘Republika Srpsk’, Mali i Zi dhe Kosova.
SHBA sot i kanë vendosur sanksione krerëve të organizatave kriminale serbe në veri të Kosovës, Milan Radojicic, Zvonko Veselinovic dhe të tjerëve.
Përveç Radojicicit dhe Veselinovicit, në listë të zezë janë futur edhe anëtarët e bandës së tyre.
“Zvonko Veselinovic (Veselinovic), udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar Zvonko Veselinovic (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës. OCG e Veselinovic është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje quid pro quo, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e fundit të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët. Nga fundi i vitit 2017, Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic (Zharko) kishin marrëveshje me politikanët për të ndihmuar partinë e tyre të fitojë zgjedhjet, të sigurojë fitore politike për kandidatët e tyre dhe të kontribuojë me shuma të mëdha parash për kandidatët”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net