Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vucic ka thënë se Serbia nuk do të ndërhyjë në marrëdhëniet e brendshme të Maqedonisë.
Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që të mbahen gjërat qetë për të mirën dhe stabilitetin e gjithë Ballkanit, transmeton lajmi.net.
I pyetur se a e njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë, ai ka thënë, se Serbia nuk do të ndërhyjë në çështje të brendshme të rëndësishme të vendeve tjera.
Vucic vuri në dukje se edhe pse Maqedonia votoi pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, aty jetojnë njerëz miqësor që e duan dhe e respektojnë.