“Në qoftë se do të mund të merremi vesh mirë, nëse nuk mundemi përsëri mirë. Ky problem ekziston tash e 200 vjet dhe unë do të doja të zgjidhet. Unë s’dua të hyj në gjëra të tyre të brendshme [të shqiptarëve], e jona është të luftojmë për zgjidhje të arsyeshme në interes të Serbisë e popullit serb,”, ka thënë kryetari i Serbisë
Duhet treguar përgjegjësi kur është në pyetje Kosova, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic në një tubim të partisë së tij në Donji Mladenovac.
“Disa mund të brohorisin si t’ua ka qejfi, e ai i cili mban përgjegjësi duhet të mendojë mbi të gjitha dhe mbi të tashmen, por edhe mbi të ardhmen dhe për atë se çfarë na pret. Ata që flasin tregime të mëdha dhe i nxjerrin gjoksat patriotikë dhe thonë se do ta jepnim jetën e s’di çka, unë i pyes a doni të shkoni të jetoni në Kosovë. Kur ua bëj këtë pyetje, atëherë të gjithë trimat e ulin kokën”, ka thënë kryetari i Partisë Popullore Serbe, transmeton gazetametro.net.
Ai ka shtuar se dikush duhet të mendojë edhe për të ardhmen, për atë se kujt do t’ia lëmë dhe a do të kemi kujt t’ia lëmë vendin tonë, dhe me këtë rast të ruajmë interesat tona në Kosovë dhe interesat shtetërore e nacionale.
“Në qoftë se do të mund të merremi vesh mirë, nëse nuk mundemi përsëri mirë. Ky problem ekziston tash e 200 vjet dhe unë do të doja të zgjidhet. Unë s’dua të hyj në gjëra të tyre të brendshme [të shqiptarëve], e jona është të luftojmë për zgjidhje të arsyeshme në interes të Serbisë e popullit serb, ka thënë Vucic, njofton B92./gazetametro.net