Loading…

Vucic përfiton nga përleshja e Kurtit me SHBA’në: Serbia po i afrohet më shumë amerikanëve

  • 28/02/2020 | 22:24

Vucic përfiton nga përleshja e Kurtit me SHBA’në: Serbia po i afrohet më shumë amerikanëve

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka përkrahur deklaratën e ambasadorit amerikan, Richard Grenell, ku kundërshtoi vendimin e Kryeministrit Albin Kurti, lidhur me heqjen e pjesërishme të taksës shkruan Gazeta Metro.


Vucic ka thënë se Grenell ka të drejtë lidhur me reagimin e tij ndaj Kurtit.

“I dërguari i SHBA’së ka të drejtë, Kurti po tenton të marrë me të mirë. Nëse kjo është në rregull me SHBA’të unë nuk kam problem. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, unë e mësova mësimin tim kohë më parë”, është shprehur sot Vucic.

Kjo siç duket të jetë një deklaratë ku presidenti serb tenton t’i afrohet SHBA’së, duke marrë parasysh mardhëniet e tensionuara që ata i kanë me Kurtin.

Kujtojmë se Kurti dje ka propozuar që taksa 100 përqind të hiqet pjesërisht deri më 15 mars, pastaj me kusht që Serbia të ndalë fushatën, më 1 prill mund të hiqet plotësisht.

Ndryshe prej BE’së që e përshëndeti këtë nismë, SHBA ka reaguar ashpër duke thënë se nuk pranon masa gjysmake dhe se ky është një gabim serioz i Kryeministrit Kurti./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë