Loading…

Vucic përgënjeshtron Haradinajn: Kurrë nuk na është ofruar ndarja e Kosovës si opsion

  • 20/10/2019 | 21:45

Vucic përgënjeshtron Haradinajn: Kurrë nuk na është ofruar ndarja e Kosovës si opsion

Ndonëse kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon të thotë se mbrojti Kosovën nga ndarja e saj, pasi ju është ofruar ndarja dhe shkëmbimi i territoreve, kjo po del të jetë ndryshe, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic po thotë se kurrë nuk ju është ofruar Serbisë si opsion ndarja e Kosovës.

Ai po thotë se ndërkombëtarët i kanë treguar qartë se Kosova është e pavarur dhe kjo nuk ndryshon madje asnjëherë.

“Për njerëzit është lehtë të thonë se ne jemi kundër ndarjes apo korrigjimit, por unë i pyes se kush na ka ofruar këtë opsion? për fat të keq askush kurrë nuk na ka ofruar sepse për ta (ndërkombëtarët) Kosova është e pavarur në tërësi dhe pikë”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Vucic ka porositur serbët që të mos të jenë shumë optimist rreth marrëveshjes me Kosovën, pasi ndërkombëtarët i kanë treguar qartë se Kosova është tani e pavarur../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë