Loading…

Vucic porosit serbët: Mos shkoni në Ushtrinë e Kosovës

  • 22/02/2019 | 15:37

Vucic porosit serbët: Mos shkoni në Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot se i ka porositur serbët e Kosovës se gjithmonë është me ta dhe i ka lutur të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Vucic u ka thënë gazetarëve në Rashkë se përfaqësuesit e Kosovës për herë të parë i janë ankuar se nuk ka mall serb në rafte në Shtërpcë, Graçanicë e pjesë tjera të Kosovës për shkak të vënies së taksës prej 100 për qind në import.

Ai ka thënë se do të shohë që bota të bëjë presion të vërtetë mbi Kosovën dhe ka shtuar se do të gjejnë rrugë për ta furnizuar popullin.

Sipas Vucicit, serbët në Anamoravë po përjetuakan presion të madh që të hyjnë në ushtri dhe ka shtuar se shpreson se do t’ia dalin të qëndrojnë.

Vucic ka biseduar sot në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”.

Mediet serbe bëjnë të ditur se në takim kanë qenë drejtori i të ashtuquajturës (serbe) për Kosovën Marko Djuric, kryetari i Listës serbe Goran Rakic dhe nënkryetari Igor Simic, anëtari i Kryesisë Stevan Vulovic, ministri i shkarkuar në Qeverinë e Kosovës Nenad Rikalo, ministri në dorëheqje Dalibor Jevtic etj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë