Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka zhvilluar një takim me politikanë e përfaqësues të serbëve në Kosovë në kazermën Kurshumlisë në Serbi, shkruan Gazeta Metro.
Vucic ka ardhur me një tjetër konspiracion duke thënë se politikanët shqiptarë në Kosovë po japin shuma marremndëse vetëm e vetëm që të ndajnë serbët në Kosovë.
Për këtë Vucic akuzoi edhe politikanët serbë në Kosovë që kanë marrë 1.300 vota e që kishin për qëllim krijimin e ndarjeve mes serbëve.
“Dua të konfirmojë se liderët shqiptarë në Kosovë për të arritur këtë ndarje mes nesh kanë dhënë shuma marramendëse parash por ishin të pasuksesshëm”, tha Vucic.
Vucic ka pasur vetëm një kusht për serbët në Kosovë, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke mos u shpërngulur nga Kosova.
Ai premto edhe nga 100 euro shtesë për serbët në Kosovë, ndërkohë që nëse dy prindërit janë të papunë, atëherë edhe 200 euro shtesë, njoftojnë mediat serbe të premten.
“Kjo do të thotë se një familje me pesë anëtarë do të marrë një dhuratë. Nëse dy prindër të punësuar kanë tre fëmijë, atëherë do të marrin 500 euro, por nëse dy prindërit nuk janë të punësuar, atëherë do të marrin edhe 200 euro shtesë, pra 700 euro”, tha Vuçiqi. “Është një shumë e madhe parash, dhjetëra miliona euro, por ne duam të ndihmojmë, veçanërisht të varfrit”, tha Vucic.//gazetametro.net