Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, priti kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO’s, Admiralin Rob Bauer, në Beograd, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në kuadër të neutralitetit ushtarak të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas komunikatës së kabinetit të presidentit serb Vucic, Admirali Bauer ka theksuar se NATO e vlerëson Serbinë si partner dhe respekton neutralitetin e saj ushtarak.
Vucic i ka theksuar admiralit Bauer siç u komunikua se KFOR ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabiliteti, si në mbrojtjen e serbëve dhe komuniteteve tjera në Kosovë, e të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se është e rëndësishme që të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë.
Në komunikatën e presidencës serbe ceket së është biseduar për bashkëpunimin mes Serbisë dhe NATO’s në nivele të ndryshme./gazetametro.net