Loading…

Vucic pyet Osmanin: S’po e ndryshojmë as ne Kushtetutën, çfarë do të bëjmë atëherë?

  • 29/10/2021 | 14:40

Vucic pyet Osmanin: S’po e ndryshojmë as ne Kushtetutën, çfarë do të bëjmë atëherë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, që po kujdeset që të komentojë ngjarjet e çështjet vetëm në përurime të arritjeve industriale serbe komentoi çështjen e dialogut dhe deklaratën refuzuese të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe vlerësimin e saj Serbia është kanceri i Europës si sjellje arrogante, transmeton Gazeta Metro.

Presidentja e vendit Osmani-Sadriu pa mëdyshje kishte deklaruar se nuk do të ketë Asociacion pasi bie ndesh me kushtetutën e Kosovës këtë javë. Homologu i saj nga Serbia Vucic priti disa ditë për t’u përgjigjur deri në ‘rastisjen’ e ceremonisë së pranim-dorëzimit të trenit të sapo prodhuar siç po bën kohëve të fundit në pritje të zgjedhjeve në Serbi.

“Kjo pyetje mendoj se i duhet drejtuar Bashkimit Europian. Nëse nuk duan të ndryshojnë atë, atëherë …E kuptuam porosinë e tyre. Po presim përgjigjen e BE’së. As ne nuk do të ndryshojmë kushtetutën për këtë pjesë dhe atëherë çfarë do të bëjmë? Do t’i përzënë e vrasin serbët? Nuk po shoh zgjidhje këtu, por arroganca e tyre dhe mos zbatimi i atyre që kanë nënshkruar flet për ta vet” tha Vucic në konferencë për shtyp në Beograd.
Vucic nuk u durua e shtoi disa thumba për udhëheqësinë kosovare dhe nismën e protestës në New York që e vlerësoi si të dështuar sipas tij.

“E patë si ju dështoi protesta. S’ju dolën as 100 njerëz. Njerëzit duan jetë normale. Le të sillen me arrogancë, ne do të ruajmë paqen dhe stabilitetin” tha Vucic.

Vucic u pyet edhe për raportimin e asistentit të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, në komitetin për punë të jashtme në Kongresin Amerikan rreth angazhimit të SHBA’së në Ballkanin Perëndimor.

Escobar raportoi gjerësisht në komitet për ndikimin malinj të Rusisë dhe Kinës në Ballkan duke adresuar kritikat dhe pyetjet e përfaqësuesve për vonesat në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Escobar tregoi se po punohet me intensitet të shtuar në këtë drejtim. U përmend dialogu i lehtësuar nga BE mes Kosovës e Serbisë, që u vlerësua si i vetmi mjet i zgjidhjes së mospajtimeve dhe u theksua, përsëri se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara duhen zbatuar nga të dy palët. Escobar e bëri të qartë se njohja e ndërsjellë është zgjidhja ideale në përfundimin e dialogut.

Këtu u përgjigj Vucic dhe e përsëriti se nuk i duhet Serbisë njohja nga Kosova si shtet i pranuar që është, dhe ju shpjegoi edhe njëherë qytetarëve serbë qëndrimin amerikan.
“Ne nuk na duhet pranimi nga ta, nuk e di se si na hy në punë. Ne jemi të pranuar nga të gjithë.”

Vucic theksoi se SHBA nuk do të ndryshojë qëndrimin rreth çështjes së Kosovës, në pavarësinë e të cilës ka investuar shumë dhe serbët të kujdesen të mos ngatërrojnë çështjet.,

“Na duhet ta kuptojmë mirë, që të mos habitemi që do të ndryshojmë mendimin amerikan dhe se kjo është vetëm çështje lobimi- që nuk është” theksoi Vucic.

Vucic e theksoi se Escobar ka theksuar disa herë se të gjitha ato që janë nënshkruar duhen respektuar duke ju referuar Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë