Kryeminsitri serb Aleksandar Vucic, ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë, duke kritikuar vizitën e këtij të fundit në AAK.
Vucic me këtë rast ka thënë se “paramendoni sikur unë të shkoja në një vizitë në rajon dhe të takoja ekstremistët e ndonjë partie serbe, si do të reagonte Europa dhe bota”, përcjellë gazetametro.net.
Këto komente Vucic i ka bërë lidhur me vizitën e Ramës partinë e Ramush Haradinajt, i cili ndodhet i ndaluar në Francë, shkaku i akuzave të ngritura nga Serbia, nën pretendimin për kryerje të krimeve të luftës. /gazetametro.net