Loading…

Vucic: S’e prisnim nga Trump që Vjosa Osmani të shfaqej si yll në Bordin e Paqes

  • 09/03/2026 | 20:40

Vucic: S’e prisnim nga Trump që Vjosa Osmani të shfaqej si yll në Bordin e Paqes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, komentoi pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Bordin e Paqes të themeluar nga Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung”, Vucic tha se Osmani u shfaq “si yll” në këtë bord, duke shtuar se një gjë e tillë nuk ishte pritur nga administrata e presidentit amerikan.

Duke folur për administratën Trump, Vucic tha se priste që Uashingtoni të reagonte “më me vendosmëri” ndaj politikave të qeverisë së Kosovës.

“Shpresoj për një qëndrim më të vendosur kundër regjimit të (Kryeministrit Albin) Kurti… Ata po provokojnë të gjithë serbët në Kosovë dhe ekziston edhe i ashtuquajturi Bordi i Paqes ku Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shfaqet si yll. Ne nuk e prisnim këtë nga administrata Trump”, tha ai.

Tutje, Vuçiq hodhi poshtë pretendimet për forcë të tepërt të përdorur kundër studentëve protestues, duke pretenduar se është përdorur dhunë kundër policisë.

I pyetur nëse do të donte të gëzonte avantazhet e tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian pa presion për të siguruar sundimin e ligjit dhe demokratizimin, Vucic tha se presioni duhet të mbetet në vend.

“Ata duhet të jenë gjithmonë në gjendje të thonë – nuk jeni mjaftueshëm të mirë”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë