Loading…

Vucic: Serbia ka plan, por jo kundërmasa

  • 21/11/2018 | 20:29

Vucic: Serbia ka plan, por jo kundërmasa

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se Serbia po përgatit masa ndaj Kosovës pas taksës së re ndaj mallrave serbe, por nuk do të hyjë në kundërmasa, e as ta shkelë CEFTA-n e marrëveshjet tjera.

“Ne do të reagojmë racionalisht, qetë e me përgjegjësi”, ka thënë Vucic dhe ka porositur se dëshiron të ruhet paqja.

Ai ka theksuar se Serbia nuk do të ndërmarrë kundërmasa, si partner i besueshëm, nuk dëshiron të shkelë Marrëveshjen për stabilizim-asociim, e as marrëveshjen e CEFTA-s, transmeton gazetametro.net.

I pyetur për ta komentuar kërkesën e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme e siguris të BE-së Federica Mogherini që Prishtina ta tërheqë masën, Vucic ka thënë se BE-ja është dashur të reagojë qysh atëherë kur Prishtina e ka vënë taksën prej 10 për qind dhe e ka falënderuar Mogherinin.

“Do të gjejmë edhe planin themelore edhe planin rezervë”, ka thënë Vucic sipas medieve serbe.

Ai ka paralajmëruar se nesër do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë