Loading…

Vucic sfidoi kur foli edhe për planin franko-gjerman: S’duam Kosovën në OKB, mos do na bombardoni a kërcënoni me sanksione?

  • 24/11/2022 | 15:07

Vucic sfidoi kur foli edhe për planin franko-gjerman: S’duam Kosovën në OKB, mos do na bombardoni a kërcënoni me sanksione?

Presidenti serb me raste u paraqit mjaft i irrituar kur adresoi zotimin e ujdisë së djeshme mes Kosovës e Serbisë se do të negociohet sipas kornizës së planit të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, duke sfiduar bashkësinë ndërkombëtare duke e përsëritur pretendimin se kjo është vija e kuqe për Serbinë, transmeton Gazeta Metro.


Herë i irrituar e herë luante viktimën edhe si zakonisht sfidues ndaj bashkësisë ndërkombëtare doli të enjten presidenti serb Aleksandar Vucic për të thumbuar ata që thanë se ka lëshuar pe dhe për të siguruar krahun e ashpër luftënxitës serb.

Vucic reagoi me ashpërsi kur u përmend propozimi i BE’së për marrëveshjen përfundimtare theksoi se Serbia ka ‘vijat të kuqe’.

“Ne themi se nuk e duam Kosovën në OKB dhe atëherë çfarë – të na bombardoni, të na kërcënoni me sanksione, çfarë?” tha Vucic pas takimit me përfaqësuesit serbë të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Zeljko Cvijanovic.

Ai shtoi edhe një kërcënim duke thënë se “nuk qenka problem” të ndërpriten negociatat por “si do të zgjidhen këto probleme”.

Sa për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në Veri të Kosovës të caktuara me 18 dhjetor as që denjoi ta diskutojë Vucic, dihen kushtet e serbëve në Kosovë, pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk ka kthim në institucione.

“Edhe po të dua – që nuk dua – nuk mundem t’i bindë serbët në Kosovë ta bëjnë një diçka të tillë” tha Vucic,

Pastaj shtoi edhe dozën e nevojshme të paqedashësit në opinion “se e pret një periudhë e vështirë para tij”, por beson se “ do t’ia dalin të ruajnë paqen dhe stabilitetin”.

Ujdia e djeshme mes Kosovës e Serbisë rreth krizës së targave u përcjell edhe me komunikatën e BE’së për zotimet e palëve për caqet e rregullat së procesit të dialogut në vijim, sipas kornizës së planit evropian të mbështetur nga Franca e Gjermanisë./gazetametro.net

Vucic thotë se ajo çka insistoi u pranua: Të themelohet Asociacioni njëherë dhe do flasim për të tjerat pastaj

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë