Loading…

Vucic: Shqiptarët i kanë përgatitur gurët për mua

  • 29/03/2017 | 19:29

Vucic: Shqiptarët i kanë përgatitur gurët për mua

Është e qartë se të pritjen e kishin përgatitur edhe për mua dhe i falënderoj ata për këtë, ka komentuar Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me gjuajtjen me gurë të autobusëve me serbë.


“Ata përgatitën pritjen edhe për mua dhe i falënderoj ata për këtë, por për mua është e rëndësishme që njerëzit në botë e panë atë që bëjnë ata atje, por po aq e rëndësishme për mua është që njerëzit tanë në Kosovë e dinë se ne gjithmonë do t’i mbrojmë ata dhe u kërkoj falje për këtë përvojë të keqe”, tha Vuçiq-i me rastin e ndalimit dhe gjuajtjes me gurë autobusëve që bartnin serbë në jug të lumit Ibër, derisa ishin rrugës për t’u mbledhur në mitingun e përkrahjes në Leposaviq, raporton Tanjug.

I pyetur për të komentuar mbi reagimin e Bashkimit Evropian për incidentin, Vuçiq-i tha se ai e “kishte dëgjuar atë që tha zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Koçijançiç, duke vënë në dukje se kjo është ajo që mendon edhe Federica Mogherini, dhe shtoi: “Unë i falënderoj ato për këtë, reaguan mirë”.

Më shumë se 60 autobusë që transportonin serbë të cilët shkonin në Leposaviq për tu mbledhur për mbështetje ndaj kandidat presidencial, Aleksandar Vuçiq, u ndaluan në jug të Ibrit.

Sipas raportimeve fillestare, rrugët janë të bllokuara pranë Novobërdës, Hoçës së Madhe, Shtërpcës dhe Gorazhdecit. Reporteri i B92 njofton se autobusët nga Graçanica u kthyen dhe se askush nuk mund të vazhdonte drejt Leposaviqit.

Kandidati presidencial dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se ai nuk do të shkojë në miting në Leposaviq të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë