Loading…

Vucic: Shqiptarët në Kosovë tashmë kanë shërbime inteligjente që nuk janë naive

  • 26/03/2023 | 14:06

Vucic: Shqiptarët në Kosovë tashmë kanë shërbime inteligjente që nuk janë naive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shërbimet e inteligjencës serbe nuk janë më të dobëta se të tjerët në rajon, por siç tha ai “shqiptarët në Kosovë kanë shërbimet e tyre, të cilat nuk janë aspak naive”.


Vuçiq në TV Pink, tha se shërbimet e inteligjencës së shqiptarëve punojnë në mënyrë serioze.

“Ka një prezencë të konsiderueshme në jug, e kanë tentuar edhe në veri, në komunën e Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të blejnë njerëz për nevojat e tyre dhe kjo nuk është për t’u nënvlerësuar”, shtoi ai.

Vuçiq theksoi se i gjithë ky nuk është një lajm i madh, porse sipas tij shërbimet e shtetit që e drejton nuk janë më të dobëta se të tjerët në rajon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë