Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot në Vërnjaçka Banjë, ku po qëndron në kuadër të fushatës “E ardhmja e Serbisë”, se shteti (serb) nuk do të lejojë që dikush t’i prekë serbët në Kosovë.
Sipas Vucicit njerëzit në Prishtinë po sillen ‘papërgjegjshëm’, ndërsa “taksat janë vënë që serbët të ikin nga Kosova, kurse Serbia të goditet financiarsiht, që çdo ditë kërcënojnë se do të bashkojnë Mitrovicën, por Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare e shtetërore”, trasnmeton “Danas”.
“Ne nuk po shesim trimëri, por po flasim realisht dhe atë që do të duhej ta dinë ata në Prishtinë të cilët përgjegjësi nuk kanë, por nëse në Kosovë e ruajmë paqen e stabilitetin jam i sigurt se do të kemi më shumë investime, se pagat e pensionet do të rriten më shpejt se në dy, tri vitetet paraprake, dhe se njerëzit do të shohin të ardhme më të qartë e më të mirë”, ka thënë Vucic.
Duhet përkujtuar se një fjali të ngjashme e ka thënë edhe Slobodan Milosevici në vitin 1987 në Fushë Kosovë, ndërsa dihet pastaj se çfarë ka ndodhur në këto hapësira./gazetametro.net