Loading…

Vucic si Putini: Po rrezikohet mbijetesa e serbëve në Kosovë

  • 27/10/2022 | 11:49

Vucic si Putini: Po rrezikohet mbijetesa e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur për media pas takimit që ka pasur me krerët e “Listës Serbe” për çështjen e targave.


Siç pretendon kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, i cili ka folur me gjuhën e njejtë të mikut të tij Vladimir Putin, “Kosova po kërcënon stabilitetin dhe mbijetesën e popullit serb” meqë po synon të implementojë vendimin për çështjen e targave.

“Regjimi i Prishtinës po kërcënon stabilitetin, paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë me kërcënimet e tij se do të vazhdojë të kryejë veprime lidhur me ri regjistrimin e automjeteve”, ka thënë Vucic pasi ka takuar edhe Këshillin për Siguri.

Vucic gjithashtu ka thënë se në takimin me “Listën Serbe” kanë dëgjuar kërkesat dhe “brengat” e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

“Ata na informuan për nevojat e tyre dhe me gjithçka që po përballen veçanërisht në prag të skadimit të ultimatumit të dhënë për serbët e Kosovës nga regjimi i Prishtinës, veçanërisht për ata në veri të Kosovës, e që ka të bëjë me konfiskimin e targave dhe veturave”, ka thënë Vucic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë