Loading…

Vucic s’ndalet së ankuari: Prishtina e Zagrebi kanë pakt të hapur, s’ka Serbi mjaftueshëm të vogël për ta

  • 29/12/2021 | 21:23

Vucic s’ndalet së ankuari: Prishtina e Zagrebi kanë pakt të hapur, s’ka Serbi mjaftueshëm të vogël për ta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, komentoi mes shumë temave edhe Kosovën të cilën e vlerësoi një faktor destabilizues sipas tij dhe pengesat që po i vendosin kanë qëllim provokimi të reagimit të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas presidentit serb këto taktika të qeverisë së Kosovës kanë synim që të dalin të viktimizuar pas nxitjes së incidenteve. Ai u ankua për standarde të dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare sipas tij që nuk reagoi pas ndalimit të mbajtjes së referendumit të caktuar në Serbi edhe në territorin e Kosovës dhe kërcënoi me bojkotim të zgjedhjeve nga serbët e Kosovës për të parë reagimin e tyre.

“Për mua është poshtëruese që ata nuk i lejojnë hyrjen as Veljko Odalovic e as Petkovic, ata sillen ashtu që të nxisin incident e të kërkojnë mbështetje pastaj” tha ai.

I pyetur se çfarë pret në vitin 2022 në rajon dhe si e sheh situatën tani në Ballkanin Perëndimor Vucic përsëriti qëndrimin e të zakonshëm dhe shtoi se pret shkundje politike.

“Natyrisht që kam frikë pasi ka politikanë që përditë sillen pa përgjegjësin dhe pa racionalitet. Ne nuk kemi shumë zgjidhje jemi të mbështetur për mur. E jona është të jemi faktor stabiliteti dhe paqes, por nuk jam i bindur se këtë mund ta presim nga ata” sipas tij.

Vucic komentoi vizitën e presidentit kroat Zoran Milanovic në Kosovë që sipas tij më nuk është një sekret pakti anti Serbi mes Kosovës e Kroacisë.

“Prishtina e Zagrebi tashmë janë në një pakt të dukshëm, që nga ai mediatik e deri ai ushtarak dhe policor, kjo nuk është fshehtësi. Pasi nuk ekziston një Serbi që për ta do të ishte mjaftueshëm e vogël dhe që nuk është e madhe.”

Ai reagoi edhe për deklaratën e sotme të ambasadorit amerikan Anthony Godfrey rreth armatosjes së Serbisë që është kritikuar shpesh dhe parë me dyshim si nga shtetet fqinje poashtu si nga SHBA dhe BE. Edhe këtë herë u ankua për standard të dyfishtë.

“Unë e respektoj jashtëzakonisht ambasadorin amerikan Godfrey e për atë më befasoi kjo deklaratë. Të gjithë po armatosen, aq sa munden. Hungaria, Rumunia, Bullgaria, të gjithë po armatosen…Por ajo që intereson mua nëse ambasadori amerikan është pyetur si do të reagonte Serbia kur ju dhurohen armatim Kroacisë? Si nuk u pyetën kur gjermanët ju shitën kroatëve 16 artileri të rëndë” tha Vucic.

Pas këtij shtjellimi të edhe kësaj ankese ai u paraqit më sfidues e tha se Serbia nuk ka shkelur asnjë marrëveshje me forcimin e ushtrisë që po e bën brenda mundësive të veta pa rrezikuar pretendoi Vucic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë